Shpërndaje në: Nga 26 futbollistët e ftuar nga Lionel Scaloni për Botërorin 2026, gjashtë aktualisht luajnë në futbollin elitar të Anglisë. Disa prej tyre janë vendimtarë në formacionin e përzgjedhësit argjentinas.
Emiliano Martinez luan tek Aston Villa, Alexis Mac Allister te Liverpooli, Cristian Romero dhe Marcos Senesi te Tottenhami, Lisandro Martinez te Manchester Unitedi, kurse Enzo Fernandez është pjesë e Chelseat. Thuajse të gjithë këta lojtarë kanë fituar trofe të rëndësishëm me klubet e tyre.
