Me 10 gola të shënuar dhe 9 asiste të dhënë në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Hoffenheim, Fisnik Asllani ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha. Prej kohësh përflitet për një interes serioz të Barcelonës për sulmuesin e Kosovës, i cili është një nga alternativat që klubi katalanas po ndjek për të gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowski-t.
Po ashtu, Borussia Dortmund e ka në radar sulmuesin dardan, duke ditur rëndësinë që klubi verdhezi iu jep yjeve të rinj. Megjithatë, Sport Bild, zbulon se ekipi favorit për momentin për transferimin e Asllanit është Leipzig. Vetë sulmuesi po ashtu duket se ka dhënë “ok” e tij për këtë lëvizje.
Nga ana tjetër, te Hoffenheim janë të bindur, që Asllani do të largohet vetëm për shifrën 30 milionë euro.
