Spotify sjell chatbotin me inteligjencë artificiale/ Tani mund të

0%

Spotify ka prezantuar një veçori të re të bazuar në inteligjencën artificiale, e cila u mundëson përdoruesve të komunikojnë drejtpërdrejt me platformën përmes një chatbot-i të integruar. Funksioni i ri lejon përdoruesit të bëjnë pyetje me zë ose me shkrim, duke krijuar një bisedë të ngjashme me atë që zhvillohet me chatbotët e tjerë me AI.

Ai do të jetë i aksesueshëm në aplikacionin celular, në seksionet Home dhe Now Playing. Përmes kësaj veçorie, përdoruesit mund të marrin rekomandime muzikore, të zbulojnë artistë të rinj, të mësojnë më shumë rreth këngëve që dëgjojnë, si dhe të marrin informacione për podkaste dhe audiolibra.

Chatbot-i mund të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e listave të dëgjimit, ruajtjen e këngëve, ndjekjen e artistëve dhe shtimin e përmbajtjeve në radhën e dëgjimit, vetëm përmes komandave të përdoruesit. Për momentin, funksioni po testohet në versionin beta në gjuhën angleze për abonentët Premium mbi 18 vjeç në SHBA, Irlandë dhe Suedi, në pajisjet iOS dhe Android.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Spotify ende nuk ka bërë të ditur se kur kjo veçori do të jetë e disponueshme në tregjet e tjera.

Burimi: Bota Sot