Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Zejnullah Gashi ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit të Shtetit. Ai u zotua të punojë për forcim të sundimit të ligjit dhe se do t’u shërbejë të gjithëve.
Gashi u dekretua të martën nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi mori votat e mjaftueshme për të udhëhequr pozitën më të lartë në Sistemin Prokurorial Zejnullah Gashi të mërkurën ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit të Shtetit.
Ai e pranoi detyrën nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj, dhe u zotua të punojë për forcim të sundimit të ligjit e se do t’u shërbejë të gjithëve. “Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Gashi.
Për pozitën më të lartë në Sistemin Prokurorial, ai u dekretua të martën nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tha se, para marrjes së vendimit për dekretim, është zhvilluar një shqyrtim i kujdesshëm i propozimit dhe dokumentacionit të dërguar nga Këshilli Prokurorial, përfshirë edhe të institucioneve kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur emërimin e kryeprokurorit të shtetit pas më shumë se katër vjetësh prej që kjo pozitë është drejtuar nga ushtrues detyre.
“Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Prishtinë. Përveç Gashit, pozitën e kryeprokurorit të shtetit e synonin edhe kandidatët: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi dhe Shqipdon Fazliu.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 8 muaj më parë Vriten dy vëllezër në Malishevë, në arrati dhëndri që dyshohet se shtiu në ta Vendimi për shpalljen e konkursit për kryeprokuror të shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës më .
Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, paraqiti padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi të pezullohet, por Gjykata Administrative e refuzoi atë. Vendimin e vërtetoi edhe Gjykata e Apelit.
Në tetor të 2023-s, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar Isufajn për kryeprokuror të shtetit me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i kryeprokurorit të shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.
