Një nga traditat më të vjetra muzikore shqiptare, iso-polifonia, do të bëhet pjesë e atmosferës së filmit të shumëpritur “The Odyssey” të regjisorit Christopher Nolan. Kompozitori i kolonës zanore, të filmit Ludwig Göransson, udhëtoi deri në jug të Shqipërisë për të regjistruar një nga format më unike dhe të lashta të këndimit tradicional në botë.
Goransson nuk e kishte dëgjjuar kurrë më parë iso-polifoninë në një film. Kompozitori i njohur regjistroi gjithashtu edhe fyellat që barinjtë shqiptarë i kanë luajtur për mijëra vite. “Duhej të përfundonim regjistrimet deri në orën , sepse të gjithë ata duhej të zgjoheshin në orën 4 të mëngjesit për t’u kujdesur për delet e tyre”, tregon Göransson.
Regjisori i filmit Christopher Nolan, kryesisht nuk anon drejt thjeshtësisë apo minimalizmit në kolonat zanore të filmave të tij; filmat e tij janë të njohur për përdorimin e vazhdueshëm (dhe padyshim shumë efektiv) të muzikës. Në filma si “Dunkirk” dhe “Oppenheimer”, kur kolona zanore ndalon, publiku e vëren menjëherë.
Në fillim, “The Odyssey” mund të duket sikur ka një qasje më të kursyer sa i përket muzikës, sipas Vulture, por kompozitori Ludwig Göransson e siguron se nuk është kështu. Ajo që ka ndryshuar janë elementet përbërëse të muzikës dhe mënyra se si ato janë ndërthurur me filmin.
Për t’iu përshtatur natyrës së prekshme dhe elementare të kësaj bote, Nolan thotë se dëshironte që kolona zanore të kishte një ndjesi materiale, e cila të sillte atmosferën e epokës së bronzit dhe të shmangte llojin e kolonave zanore me tinguj të mëdhenj orkestralë prej tunxhi, që shpesh shoqërojnë filmat historikë epikë.
