Malisheva bindëse ndaj Vllaznisë, avancon në rrethin e dytë të garave

0%

Malisheva shkëlqen ndaj Vllaznisë, triumfon me rezultat 5:0 dhe kalon në rrethin e dytë të Conference League. Malisheva ka bërë një paraqitje fantastike në garat evropiane, duke u kualifikuar në rrethin e dytë. Malisheva është hakmarrë ndaj Vllaznisë së Shkodrës me një fitore bindëse 5:0 në ndeshjen e kthimit.

Edhe pse Vllaznia kishte fituar takimin e parë me rezultat 2:1, kjo nuk mjaftoi, pasi Malisheva kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 6:2. Trim i ndeshjes ishte Kreshnik Uka, i cili realizoi dy gola dhe ishte rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen shkodrane. Malisheva kaloi në epërsi në minutën e 34-të, kur Uka shënoi me të majtën nga afërsia pas një veprimi të bukur.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Qemal Ibishi dyfishoi epërsinë me goditje me kokë për 2:0. Në pjesën e dytë vendasit vazhduan dominimin. Në minutën e 52-të, Uka shënoi golin e dytë personal duke kaluar portierin kundërshtar dhe duke çuar rezultatin në 3:0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm pesë minuta më vonë, Arlind Veliu vulosi fitoren e madhe me golin për 4:0, duke ngritur në këmbë tifozët në Kampin Nacional në Hajvali. Në minutën e 90-të Krenar Dulaj realizon për rezultatin 5:0 Malisheva me këtë sukses shkruan një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj dhe vazhdon rrugëtimin evropian.

Burimi: Bota Sot