Mirditë Kreshnike

0%

Kullat ngritur nëpër shkrepa, Djemtë e tu porsi rrufetë. Veç dragoj përkund në djepa, tek ti shqipet kanë foletë. Nëpër male e lugje të thella, mrizet, krojet plot freski. Si kurorë e ke Munellën, kapuç bardhë plot me heshi. Në kreshta malesh, ndër ograja, gurrat rrjedhin ujë kristal. Bora e bardhë si kësulë mbi maja, çdo pëllëmbë toke mineral.

Djemtë e tu të fortë si çeliku, gjithmonë në prita e në llogore. Kurrë s’ua pa shpinën armiku, gjithnjë gjoksin përmendore. Ty romaku, sllavi e turku, kurrë s’ta mposhtën krenarinë. Gjuhë e fe si ti s’i ruajti asnjë fis në mbarë Shqipërinë. Fole shqipesh, në kuvend burrash, pushka e ndera e shqiptarisë. Kullat kështjella matanë currash, je djep i dije e djep i trimërisë.

Djemtë si yje, çucat si zana, gjakun ta marrin në qerpik Ke rritur trima e kapidanë, çdo pushtues të ka pasur frikë. Të qofsha fal, Mirditë kreshnike, ndër shekuj me lavdi rrofsh! Ti oxhak që kurrë s’u fike, djemtë vullkan e kanë në gjoks.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot