‘Tronditet’ Bayerni, Michael Olise shpreh dëshirën…

0%

Me eliminimin e Francës nga Kupa e Botës 2026, vëmendja rikthehet sërish tek e ardhmja e Michael Olise në nivel klubesh. Sipas një raportimi të “Foot Mercato”, reprezentuesi francez dëshiron ta kompletojë transferimin te Real Madridi gjatë kësaj vere. Kur është folur për të ardhmen e Olise, Bayern Munich ka qenë i prerë duke deklaruar se mesfushori ofensiv nuk është në shitje.

Megjithatë, “Foot Mercato” raporton se situata është më komplekse nga sa duket. Edhe pse kampionët e Gjermanisë dëshirojnë t’ia zgjasin kontratën aktuale, klubi ka nisur gjithashtu kontaktet me zëvendësues të mundshëm në rast të largimit të tij. Real Madridi është lidhur prej kohësh me një transferim të Olise gjatë kësaj vere.

Gjiganti spanjoll synon të japë një sinjal të fortë në merkato, pasi ka kaluar dy sezone pa fituar një trofe madhor. Sipas raportimeve, Jose Mourinho, i cili u rikthye në “Bernabéu” këtë verë, e ka bërë Olisen një nga objektivat kryesorë të merkatos. Real Madridi synon të realizojë një transferim rekord për francezin, ndërsa vetë lojtari është i etur të transferohet në “Bernabéu”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bisedimet mes Olises dhe Bayern Munichut pritet të zhvillohen sapo futbollisti të rikthehet nga Kupa e Botës. Franca u eliminua nga Spanja në gjysmëfinale të martën, por “Les Bleus” do të zhvillojnë edhe ndeshjen për vendin e tretë të shtunën, ndaj humbësit të përballjes mes Anglisë dhe Argjentinës.

Burimi: Bota Sot