Mourinho fillon punën për ta sjellë yllin e Interit te Real Madridi

0%

Jose Mourinho po vazhdon revolucionin e tij te Real Madridi, duke mos treguar asnjë hezitim për të bërë ndryshime të mëdha në repartin defensiv. Mbrojtja e klubit madrilen tashmë ka pësuar transformime të rëndësishme gjatë afatit kalimtar të verës, pas afrimeve të Marc Cucurellas, Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konates. Megjithatë, trajneri portugez nuk duket i kënaqur vetëm me këto përforcime. Sipas gazetarit Miguel Serrano, Mourinho ka identifikuar objektivin e tij kryesor për mbrojtjen dhe ai është qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni. Italiani 27-vjeçar konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë dhe prej kohësh ka tërhequr interesimin e klubeve të mëdha. Pas Cucurellas, Real Madridi avancon për blerjen e zbulimit të madh të Botërorit Më herët, Bastoni ishte një nga objektivat kryesorë të Barcelonës, por skuadra e drejtuar nga Hansi Flick gradualisht u tërhoq nga gara për transferimin e tij. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka bërë të qartë se klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej shtyllave të skuadrës. “Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet. Është shumë i lumtur këtu dhe ne nuk jemi një klub që shet lojtarët e tij”, deklaroi Marotta. Pavarësisht këtij qëndrimi, Real Madridi mbetet i interesuar për reprezentuesin italian dhe mund të provojë me një ofertë të rëndësishme gjatë javëve në vijim. Sipas raportimeve, kartoni i Bastonit vlerësohet mes 50 dhe 70 milionë eurove, një shumë që nuk përbën problem të madh për gjigantin spanjoll nëse Mourinho vendos ta bëjë italianin prioritet absolut për repartin defensiv./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi