Gjakova në prag të Edicionit të III-të Festivalit “Ditët e

0%

Mbi 40 aktivitete kulturore, muzikore, sportive dhe rekreative të shpërndara në lokacionet më ikonike të qytetit dhe më gjerë, nga Parku “Ali Podrimja”, te Çarshia e Vjetër, Kanioni i Drinit dhe Maja e Gjeravicës Fondacioni për Gjakovën ka bërë të ditur se Festivali “Ditët e Shqiptarit”, edicioni i tretë, do të zhvillohet nga data 17 korrik deri më në qytetin e Gjakovës, duke u kthyer për tri vite radhazi në një nga manifestimet më të mëdha kulturore-artistike në Kosovë.

Për katër vikende me radhë, Gjakova do të kthehet në një skenë të hapur ku bashkohen artistë, këngëtarë, muzikantë, panelistë, piktorë, sportist dhe krijues nga Shqipëria, Kosova dhe mbarë trojet shqiptare.

Programi është ndërtuar rreth katër shtyllave kryesore: Muzikës, Kulturës, Aktiviteteve Outdoor dhe Tradicionale, dhe mbahet në disa nga lokacionet më të bukura të qytetit të Gjakovës dhe Malësisë – Parku “Ali Podrimja”, Çarshia e Vjetër, Çarshia e Jupave, Kanioni i Drinit, Shkugëza, Kosharja dhe Maja e Gjeravicës dhe Valbona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Festivali hapet zyrtarisht më 17 korrik në orën në Parkun “Ali Podrimja”, me panelin “Kultura si Arkitekturë e Përkohshme: Rigjallërimi i Hapësirave Publike në Gjakovë”. Nata e parë vazhdon me koncertin e HAWOLF, në Parkun ‘’Ali Podrimja’’ dhe në Çarshinë e Vjetër me legjendat e muzikës shqiptare – ELITA 5.

Skena muzikore me emrat më të mëdhenj Edicioni i tretë sjell 22 koncerte ku në skenat e Gjakovës performojnë artistë të njohur si: Alban Skenderaj, Aleksandër Xhoka, Elton Deda, Eugent Bushpepa, Rona Nishliu, Dren Abazi, Petrit Çarkaxhiu, Redon Makashi, Don’t Listen To Your Neighbors, Offchestra, Armend Xhaferi Trio, Minatori, e shumë të tjerë.

Kulturë, dokumentarë dhe promovime librash Programi kulturor përfshin dokumentarin “Ermonela Jaho këndon Gjakovën” nga Ermal Hasimja, dokumentarin “Kufiri i Kuq” nga Fondacioni “Kujto”, dokumentarin “Zërat e Qëndrueshmërisë” nga OJQ Medica Gjakova. Në javën e dytë i mirëpresim në Gjakovë piktorët më të spikatur shqiptar për “Simpoziumin mbarëshqiptar të artit”.

Programi përfshin dhe ekspozitën “Histori në Gur” nga skulptori Gëzim Saliuka, dhe “Arkiva Shqiptare për Gjakovën”. Do të promovohet edhe libri “Fallxhorja” i autores Blerina Rogova Gaxha, si dhe do të mbahet një tjetër ngjarje e veçant ‘’Takimi letrar mes klubeve të librit nga Shqipëria dhe Kosova.

Aventurë në natyrë – nga Drini te Valbona Këtë edicion, festivali forcon dimensionin e turizmit me aktivitete outdoor për të gjitha moshat: Paddleboard & Kayak në Kanionin e Drinit, Park 4 Run Gjakova në Shkugëz, Hiking “Shtigjet e Lirisë” në Koshare, hiking “Në Gjithë Çatinë e Kosovës” në Majën e Gjeravicës, hiking Valbonë me SH.B.A “Pashtriku”, Yoga & Meditim me Zana Roka Sahatqija, si dhe Kërcimet nga Ura e Fshajt’ nga klubi “Bridge Divers”.

Sport dhe traditë Nuk mungojnë as sportet urbane si: 3×3 Gjakova Streetball në Parkun e Qytetit, si dhe promovimi i ushqimit tradicional në panairin “Ha Shqip” që zhvillohet çdo mbrëmje nga ora deri në mesnatë. Festivali madhështor mbyllet më 9 gusht me Paradën me Veshje Tradicionale Mbarëshqiptare në Parkun “Ali Podrimja”.

Panele me profesionistë të fushës Në kuadër të programit do të mbahet edhe paneli “Gjakova dhe Malësia e Gjakovës në Trip Advisor” me pjesëmarrjen e Vera Bushatit, Shkëlzen Rexhës, Milot Krasniqit dhe Burim Qarrit – një diskutim mbi promovimin dhe pozicionimin turistik të rajonit.

Në dy edicionet e para, “Ditët e Shqiptarit” ka arritur të mbledh mbi 200,000 vizitorë, dhe ka arritur mbi 40 milionë shikime në rrjetet sociale dhe ka gëzuar mbulim mediatik vendor e ndërkombëtar, duke u kthyer në një traditë verore që bashkon artin, historinë dhe frymën shqiptare në zemër të Gjakovës.

Programi i plotë dhe lokacionet e sakta gjenden në kanalet zyrtare të Fondacionit për Gjakovën.

Burimi: Telegrafi