​SHBA do të prodhojë monedhë përkujtimore 1 dollarëshe me portretin e

0%

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se Monedhëprerësja e Shteteve të Bashkuara (Institucioni Amerikan që prodhon monedha) do të lansojë një monedhe përkujtimore prej një dollari me portretin e presidentit Donald Trump, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tregoi se çka synohet me këtë “para”.

“Në vitin kur Amerika feston 250-vjetorin e pavarësisë, Monedhëprerësja e Shteteve të Bashkuara do të fillojë prodhimin e një monedhe të re prej një dollari për të nderuar trashëgiminë e qëndrueshme të lirisë dhe simbolin e përhershëm të patriotizmit”, shkroi Bessent në platformën X, transmeton KosovaPress.

“Me portretin e Presidentit Trump, ajo kremton forcën e vlerave amerikane dhe premtimin e një kombi të përkushtuar për ruajtjen e lirisë për të gjithë”. Megjithatë, kjo nismë ka ngjallur polemika në Shtetet e Bashkuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kritikët argumentojnë se ligji amerikan, në përgjithësi, nuk lejon paraqitjen e personave të gjallë në monedhat e qarkullimit, ndërsa Komiteti Këshillimor për Monedhat ka kundërshtuar projektin. Nga ana tjetër, Departamenti i Thesarit pretendon se monedha mund të prodhohet në kuadër të dispozitave që lidhen me përkujtimin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.

Burimi: Bota Sot