Nga i “rilinduri” te sulmuesi Rrok Toma, Edi Martini zbulon titullarët

0%

Janë publikuar formacionet e ndeshjes së kthimit Malisheva – Vllaznia, raundi i parë në Conference League. Ekipi shkodran vjen i avantazhuar pas fitores 2 :1 në “Loro Boriçi”, ndërsa është zbuluar 11-shja startues. Në portë është pozicionuar Jukaj, për të vijuar me kuartetin defensiv Gurishta-Pusi-Celikovic-Musta.

Dros dhe Tafili me pozita “lidhëse” mes reparteve, kurse Toma-Murataj dhe i “rilinduri” Qato do të jenë me prirje për të ndihmuar qendërsulmuesin Bekim Balaj. Inkuadrimi i Rrok Tomës dhe Klinto Qatos tregon besimin që ka Martini te kjo dyshe në fazën ofensive.

Nga kampi i Malishevës, edhe pse Isgandarli ka pak kokë që është bashkuar me ekipin, trajneri Thomas Brdaric i ka besuar nga minuta e parë, aty ku sulmuesi azer do të jetë rrezik konstant për portierin Jukaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot