Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në rajonin e Mitrovicës së Veriut. Sipas njoftimit policor, rreth orës , njësia rajonale e trafikut rrugor ka ndaluar në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë, në fshatin Serbovc, një automjet të tipit Audi Q5 me targa të huaja.
Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi, M.H. (i lindur më 1999), po lëvizte me 117 km/h në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 60 km/h. Shkelja është evidentuar përmes radarit mobil. Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar këto masa: Gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit të automjetit për 3 muaj.
Policia bëri të ditur se gjatë periudhës janar–qershor 2026, në rajonin e Mitrovicës së Veriut janë shqiptuar gjithsej 8,718 tiketa trafiku.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri thekson se kontrollet në trafik do të vazhdojnë me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të rregullave të komunikacionit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes numrave zyrtarë të Policisë së Kosovës ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
