Pierre-Emerick Aubameyang do të kthehet në La Liga. Pas kohës së tij te Barcelona, Deportivo La Coruña është shumë afër nënshkrimit të sulmuesit francez pas periudhës së tij të vështirë te Olympique de Marseille, ku ai qëndroi jashtë fushave. Sipas Footmercato, sulmuesi veteran 37-vjeçar do të luajë sezonin e ardhshëm në LA Coruña.
Sezonin e kaluar ai luajti 30 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë pesë asiste. Në sezonin e fundit të Ligës së Kampionëve, ai luajti tetë ndeshje, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë katër asiste. Këto janë padyshim shifra që i kanë entuziazmuar tifozët e Deportivos për këtë nënshkrim të ri.
