Ka luajtur me Skënderbeu në Superiore, ekipi i Kategorisë së Parë

0%

Klubi i Ilirisë së Fushë-Krujës ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Vasili Tuni. 23-vjeçari gjirokastrit i është bashkuar klubit nga Kategoria e Parë, ndërsa ka luajtur me Skënderbeun në Superiore, sezoni 2020-2021. Për skuadrën e Ilirisë, ky përforcim konsiderohet i rëndësishëm në forcimin e pozitave defensive. “Mirë se vjen, Vasili Tuni!

KF Iliria ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin 23-vjeçar Vasili Tuni, i cili bashkohet me klubin tonë pas eksperiencës së tij te AF Luftëtari në Kategorinë e Parë. Klubi jonë i uron shumë suksese me fanelën bardheblu. Mirë se erdhe në familjen e KF Ilirisë!”, postimi i klubit nga Fushë-Kruja.

Burimi: Bota Sot