Një shtetas i huaj është arrestuar dje me në Prishtinë pasi që dyshohet se me maskë të vendosur në fytyrë kishte hyrë në një mobil shop dhe me një mjet të mprehtë kishte kanosur një person tjetër. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Burimi:
Kallxo
