Italiani i droguar vjedh Audin Q5 në mes të Tiranës, pronari e kishte

0%

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, ku një makinë tip “Audi Q5” është vjedhur sa “hap e mbyll sytë”. Burime bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar një shtetas italian i cili dyshohet se ka marrë automjetin dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore në Tiranë, ku pronari i automjetit kishte dalë për pak çaste nga makina, duke e lënë atë të ndezur. Në këto momente shtetasi italian ka hipur në “Audi Q5” dhe është larguar menjëherë. Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa pas tij janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar, i dyshuari ka kryer disa manovra të rrezikshme, duke u përplasur edhe me disa automjete. Si pasojë ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda. Pas ndjekjes, policia ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit italian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë verifikimeve të kryera pas shoqërimit të tij, dyshohet se ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes. Policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale pritet t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot