SHBA-ja nis valë të re sulmesh ndaj Iranit, në shënjestër aftësitë

0%

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka nisur një raund të ri sulmesh ndaj Iranit gjatë ditës së mërkurë, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të përshkallëzohen. Sipas njoftimit të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), operacioni ka filluar në orën të mëngjesit sipas kohës lindore të Shteteve të Bashkuara.

“Në orën 6 të mëngjesit ET të mërkurën, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së filluan të nisin një valë sulmesh kundër Iranit”, thuhet në deklaratën e publikuar në platformën X. “Sulmet janë të dizajnuara për të degraduar më tej aftësitë ushtarake që forcat iraniane kanë përdorur për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit”, shtohet më tej.

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm ditët e fundit për shkak të situatës në Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që kanë shkëmbyer sulme, pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili synonte t’i jepte fund konfliktit dhe të hapte rrugën drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com