Borxhe mbi 500 euro, KRU “Prishtina” shkyç nga rrjeti 6 biznese

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar, se janë realizuar 6 shkyçje në Prishtinë për shkak të borxheve. Sipas njoftimit, sot janë realizuar 6 shkyçje të bizneseve në rrugët “Ismail Dumoshi” dhe “Bajram Kelmendi”, për shkak të borxheve mbi 500 euro.

Kompania ka bërë të ditur, se obligimet financiare duhet të përmbushen me kohë që mospagesa të sjell pasoja dhe procedura të cilat zbatohen pa përjashtim.

Burimi: Telegrafi