Juventusi nuk gabon ndaj Parmas

0%

Shpërndaje në: Juventusi i ka arkëtuar pikët e plota të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së dytë të Serie A. Juve e mposhti në shtëpi Parman me rezultatin 2:0. “Zonja e Vjetër” të dy golat e fitores i realizoi në pjesën e dytë. Nicolas Gonzalez e realizoi golin e parë në minutën e 63-të. Realizatori i golit të dytë ishte Teun Koopmeiners në minutën e 88-të.

Edon Zhegrova për shkak të një lëndimi i mungoi Juves. Juve edhe në xhiron e parë fitoi 1:0 ndaj Frosinones.

Burimi: Koha