Promovohet murali “Ngjyrat e dinjitetit” në Pejë – simbol i shpresës,

0%

Komuna e Pejës ka njoftuar, se në Pejë po promovohet murali “Ngjyrat e dinjitetit “, një vepër artistike që përcjell mesazhe të shpresë, dinjitetit, rehabilitimit dhe fuqisë transformuese të artit.

Kjo nismë u realizua me iniciativën e Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Pejës, të udhëhequr nga Samka Drançolli e cila dëshmoi rendësin e bashkëpunimit ndërinstitucional për krijimin e mundësive për përfshirje sociale, reflektim dhe ndryshim pozitiv përmes artit.

Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, u mirëpriten nga Zëvendësdrejtoresha e Departamentit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Trëndelina Qorraj dhe Drejtoresha e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Ardita Osaj Blakaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ceremonisë, mirënjohje iu jep Samka Drançolli, Melisa Ukshinaj, Aldiona Haskaj, Medina Belegu dhe lulishten “Pranvera” nga Trëndelina Qorraj, për vlerësimi, angazhimin dhe rolin e tyre në realizimin e kësaj nisme.

Kontribut kanë dhënë mësimdhënësja Melisa Ukshinaj dhe nxënëset Aldiona Haskaj dhe Medina Belegu nga Shkolla e Mesme e Artit “Odhise Paskali” dhe dy personat në paraburgim, përmes talentit dhe përkushtimit të tyre, i dhanë jetë kësaj vepre artistike.

Burimi: Telegrafi