Mick Jagger zbulon pse nuk e takoi kurrë Elvis Presleyn: Është një

0%

Legjenda e The Rolling Stones, Mick Jagger, ka rrëfyer se edhe sot pendohet që nuk e takoi kurrë Elvis Presleyn, pavarësisht se pati mundësinë ta bënte. Në ‘podcast’-in “Conan O’Brien Needs a Friend”, 82-vjeçari tregoi se vendimin për të mos u takuar me idhullin e tij e mori pasi dëgjoi këshillën e John Lennon.

Sipas Jagger, Lennon i kishte rrëfyer se ishte zhgënjyer pas takimit me Elvisin në vitin 1965 dhe e kishte paralajmëruar të mos rrezikonte të humbiste imazhin ideal që kishte krijuar për legjendën e rock-ut. “John më tha: ‘Po të isha në vendin tënd, nuk do ta takoja Elvisin’. E dëgjova dhe vendosa të mos e bëja. Sot mendoj se ishte një vendim shumë i gabuar.

Do të doja shumë ta kisha takuar dhe ende pyes veten pse e dëgjova atë këshillë”, tha Jagger. Ai shpjegoi se në atë kohë preferoi ta ruante figurën e Elvis Presleyt ashtu siç e kishte krijuar në imagjinatën e tij, nga frika se një takim i drejtpërdrejtë mund ta zhgënjente, ashtu siç kishte ndodhur me Lennonin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë intervistës, Jagger foli edhe për rivalitetin e dikurshëm mes The Rolling Stones dhe The Beatles, duke theksuar se megjithëse ekzistonte një frymë konkurrence, mediat e ekzagjeruan atë për ta bërë historinë më interesante. Kujtoi se sot marrëdhëniet mes anëtarëve të dy grupeve janë shumë të mira, gjë që dëshmohet edhe nga bashkëpunimet e fundit me Paul McCartney.

Burimi: Telegrafi