Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e dyshimit për helmimin e rreth 80 personave në Han të Elezit, duke bërë të ditur se tashmë është iniciuar një rast penal për hetim.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Sinjalin se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.
Sipas tij, hetimet janë në zhvillim dhe në kuadër të tyre pritet të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në Han të Elezit, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.
“Lidhur me rastin e raportuar, ju njoftojmë se sot, rret , Njësia e Hetimeve në Hani Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është inicuar rasti për hetim “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Si rrjedhoj do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hani Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Veseli. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
