Ish-futbollisti brazilian, Oscar dos Santos Emboaba Junior, i njohur vetëm si Oscar, i cili i dha fund karrierës së tij disa muaj më parë, habiti publikun brazilian dhe atë botëror të futbollit me zbulimin e tij të fundit. Siç theksoi Oscar, ai nuk shpenzoi asnjë cent nga 205 milionë eurot që fitoi duke luajtur në Kinë.
Oscar shkoi në Kinë kur futbolli atje filloi të zgjerohej, rreth dhjetë vjet më parë, ku u transferua nga Chelsea te Shanghai SIPG për 60 milionë euro.
Ish-ylli i Chelseat rrëzohet gjatë stërvitjes, detyrohet t’i japë fund karrierës në moshën 34-vjeçare Pastaj ai nënshkroi një kontratë të pasur me ekipin e Shangait, dhe sot i habiti të gjithë duke deklaruar se çdo qindarkë e fituar në Kinë është ende në një llogari të veçantë. “E vendosa të gjithë pagën time në një llogari të veçantë dhe nuk e preka kurrë.
Unë dhe familja ime jetonim nga bonuset për ndeshjet sepse ato ishin tashmë të mëdha”, pranoi Oscar në podkastin The Obi One. 🚨 Former Chelsea midfielder Oscar has revealed that he did not spend a single penny of the reported £175M salary he earned during his spell in China. 🤯💰🇧🇷 🗣️ “I put my entire salary into a separate account and never touched it once.
My family and I lived off the match bonuses… pic.twitter.com/qysn0ppiDA — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 14, 2026 Oscar shënoi gjithsej 77 gola dhe 142 asistime në 248 paraqitje për Shanghain, ku fitoi tre tituj të Superligës Kineze dhe një Kupë të Kinës.
Ish-lojtari i Chelseat u largua nga Kina në vitin 2024 dhe u rikthye në klubin e fëmijërisë së tij, Sao Paulo, duke i dhënë fund karrierës së tij në prill të këtij viti në moshën 34-vjeçare.
