NASA lëshon teleskopin e ri për të zbuluar misteret e universit të

0%

NASA pritet ta lëshojë të dielën teleskopin hapësinor “Nancy Grace Roman”, një observator që shkencëtarët e kanë cilësuar si “makinë zbulimesh”. Teleskopi, me përmasa të përafërta me një autobus, do të ngrihet në bordin e raketës “Falcon Heavy” të kompanisë SpaceX nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Gjatë misionit pesëvjeçar, ai do të kërkojë përgjigje për disa nga misteret më të mëdha të kozmosit, përfshirë energjinë dhe materien e errët. Gjithashtu pritet të zbulojë galaktika, ekzoplanete dhe planetë endacakë që nuk rrotullohen rreth ndonjë ylli.

Sipas NASA-s, teleskopi do të vrojtojë qiellin mbi një mijë herë më shpejt se “Hubble”, ndërsa do të punojë në mënyrë plotësuese me të dhe me teleskopin “James Webb”. Pas lëshimit, Romanit do t’i duhen rreth tre muaj për të arritur orbitën e tij, afërsisht 1.6 milion kilometra larg Tokës. Observatori pritet të transmetojë rreth një terabajt të dhënash në ditë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Teleskopi, ndërtimi i të cilit ka zgjatur rreth një dekadë, ka një kosto të vlerësuar prej 4.3 miliardë dollarësh. Shkencëtarët presin që aftësitë e tij të mundësojnë edhe zbulime që aktualisht nuk mund të parashikohen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com