As urdhri mbrojtës nuk e ndali | 46-vjeçarja denoncon sërish

0%

Një rast i ri i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Malishevë, ku një 46-vjeçare ka kërkuar sërish ndërhyrjen e Policisë për shkak të bashkëshortit të saj, ndonëse ajo tashmë kishte urdhër mbrojtës aktiv, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 29 gusht, në rrugën “Hysni Mazreku”, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës për një mosmarrëveshje brenda familjes. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur të dyshuarin, J.M., 51-vjeçar, dhe e kanë shoqëruar në stacion. Gjatë procedurave është konstatuar se ai ndodhej nën ndikimin e alkoolit, me 1.60 promila.

Bashkëshortja e tij, S.M., 46-vjeçare, ka deklaruar para hetuesve se burri i saj në vazhdimësi ushtron dhunë psikologjike ndaj saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Por ky nuk rezulton të jetë rasti i parë mes tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informacioneve të Sinjalit, palët kanë pasur edhe më herët rast të iniciuar për dhunë në familje, ndërsa ndaj të dyshuarit ekziston urdhër mbrojtës aktiv në favor të viktimës. Për shkak të gjendjes së tij nën ndikimin e alkoolit, 51-vjeçari nuk është intervistuar menjëherë dhe pritet të merret në pyetje pasi t’i kalojë ndikimi.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit ndaj të dyshuarit është caktuar ndalimi prej 48 orësh, ndërsa ai është dërguar në Qendrën e Ndalimit. Rasti është iniciuar për “Dhunë në familje” dhe “Mospërfillje të Gjykatës”, ndërsa viktima, me pëlqimin e saj, është kthyer te familja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com