Shpërndaje në: Legjenda Zlatan Ibrahimoviq ka thurur lavde për kapitenin e Spanjës, Rodri. Ai ka thënë se Rodri i duhet çdo skuadre. “Duhet ta them se Rodri ishte kudo. Çfarë paraqitje, çfarë lojtari. Ai është lojtar që kalon pa u vënë re. Ai ishte thjesht madhështor. Lloji i lojtarit që i duhet çdo ekipi.
Ai u jep shokëve të ekipit besim dhe i bën ata më të mirë”, ka thënë ish-sulmuesi i Suedisë. Rodri shkëlqeu në fitoren bindëse 2:0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e së martës mbrëma. Spanja do të paraqitet në finale për herë të parë që kur e fitoi Botërorin në vitin 2010.
