Zendaya bëhet virale në reklamën e re të “Spider-Man: Brand New Day”

0%

Reklama e re për filmin “Spider-Man: Brand New Day”, me protagonistë Tom Holland dhe Zendaya, është bërë hit në rrjetet sociale falë një momenti humoristik me aktoren. Në videon e shkurtër promocionale, Tom shihet në një kinema duke ngrënë kokoshka, ndërsa më pas i bashkohet Zendaya, e cila merr kokoshkat e tij dhe fillon t’i hajë me shumë entuziazëm.

Pikërisht mënyra e saj energjike e interpretimit, me mimika dhe lëvizje të veçanta, ka bërë që videoja të bëhet virale. Zendaya Klipi i publikuar në platformën X ka marrë mbi 10 milionë shikime, ndërsa përdoruesit kanë komentuar me humor performancën e Zendayas.

Disa fansa e kanë mbrojtur Zendayan duke theksuar se ajo është pjesë e gjeneratës Z, derisa të tjerë kanë vazhduar të bëjnë shaka me “lëvizjet mileniale” të saj gjatë ngrënies së kokoshkave. Ndërkohë, interesi për filmin e ri të Marvel është rritur edhe më shumë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I love my girl but the millennial movements are killing me 😭😭😭 — bebe doll 🍉 (@hautebarbiee) July 12, 2026 “Spider-Man: Brand New Day” do të dalë në kinema më , me rikthimin e Tom Holland si Spider-Man dhe Zendaya si MJ. Ngjarjet e filmit do të vazhdojnë pas “Spider-Man: No Way Home” (2021), ku Peter Parker vendosi të fshinte ekzistencën e tij nga kujtesa e njerëzve që donte.

Në kast rikthehen edhe Jacob Batalon si Ned Leeds dhe Jon Bernthal si Punisher, gjersa regjinë e filmit e ka marrë përsipër Destin Daniel Cretton.

Burimi: Telegrafi