Anglia dhe Argjentina do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke rikthyer në skenë një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit. Megjithatë, kanë kaluar plot 21 vjet që nga ndeshja e fundit mes këtyre dy kombëtareve.
Përballja e fundit u zhvillua në nëntor të vitit 2005 në Gjenevë, në një ndeshje miqësore, ku Anglia e drejtuar nga Sven-Goran Eriksson zbriti në fushë me një formacion të mbushur me legjenda të Ligës Premier. Në portë ishte Paul Robinson, ndërsa mbrojtja përbëhej nga Rio Ferdinand, John Terry dhe Ledley King.
Në krahë luanin Wayne Bridge dhe Luke Young, ndërsa mesfusha udhëhiqej nga David Beckham, Steven Gerrard dhe Frank Lampard. Në sulm, Wayne Rooney formonte dyshen me Michael Owen. Argjentina kaloi dy herë në epërsi falë golave të Hernan Crespos dhe Walter Samuelit, por Anglia reagoi.
Rooney barazoi rezultatin, ndërsa Michael Owen realizoi dy gola në minutat e fundit për t’i dhënë anglezëve një fitore spektakolare me rezultat 3-2. Një detaj interesant është se Lionel Messi, i cili sapo kishte debutuar me Argjentinën në atë periudhë, nuk luajti në atë takim.
Kjo do të thotë se gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2026 do të jetë përballja e parë e Messit ndaj Anglisë në nivelin e kombëtareve seniore./ Telegrafi
