Andy Serkis mbron mungesën e diversitetit në kastin e “Lord of the

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori dhe regjisori Andy Serkis, i njohur për rolin e Gollumit në trilogjinë “The Lord of the Rings”, ka folur për kritikat rreth mungesës së diversitetit në kastin e filmave të rinj të botës së Tolkienit, ka shkruar BBC .

Serkis aktualisht po drejton dhe luan në filmin e ri “The Lord of the Rings: The Hunt for Gollum”, i cili pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm. Filmi do të zhvillohet mes ngjarjeve të “The Hobbit” dhe trilogjisë së famshme “The Lord of the Rings”, duke u fokusuar në historinë dhe psikologjinë e Gollumit para transformimit të tij.

I pyetur për faktin se shumica e aktorëve të përzgjedhur deri tani janë të bardhë, Serkis ka thënë se nuk dëshiron që përzgjedhja e aktorëve të bëhet vetëm për të plotësuar kritere politike. “Tolkien vetë u ndikua shumë nga mitologjia nordike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shiri (The Shire) ka një ndjesi shumë të lidhur me një komunitet të bardhë dhe banorët e tij nuk shqetësohen shumë për atë që ndodh jashtë kufijve të tyre”, ka thënë ai. Ai ka pranuar se ka pasur kritika për mungesën e përfaqësimit në filmat e mëparshëm. Edhe Showbiz 4 muaj më parë Kate Winslet pritet të luaj në “The Lord of the Rings” “Ky film në njëfarë mënyre e pranon këtë çështje.

Por nuk mendoj se do të bëjmë një version ku zgjedhim aktorë vetëm për arsye politike ose për të plotësuar lista. Duhet të jetë diçka që ka kuptim për historinë”, ka shtuar ai. Gjatë karrierës së tij, Serkis ka mbështetur barazinë në industrinë e filmit.

Në vitin 2018, ai ka thënë se pjesëmarrja në filmin “Black Panther”, ku ishte një nga aktorët e paktë të bardhë në kast, e ndihmoi të kuptonte më mirë përvojën e pakicave në një set filmi. Përveç projektit të ri të Tolkienit, Serkis ka drejtuar edhe një version të ri të filmit të animuar “Animal Farm”, bazuar në veprën e George Orwellit.

Ai ka treguar se libri kishte ndikim tek ai që në fëmijëri. “Mbaj mend që e lexova kur isha rreth 11 ose 12 vjeç. Ishte një nga librat e parë që më preku emocionalisht dhe më bëri të ndihesha keq për mënyrën se si një utopi e krijuar nga kafshët filloi gradualisht të shkatërrohej”, ka thënë ai.

Versioni i ri i “Animal Farm” ka ndryshuar disa elemente të historisë origjinale, duke përfshirë një personazh të ri dhe një fund më pozitiv. Filmi ka marrë reagime të përziera nga kritikët, por Serkis mbron zgjedhjet e tij.

Edhe Showbiz 3 muaj më parë Komediani i njohur do ta shkruajë skenarin e filmit të ri të serisë “The Lord of The Rings” “Orwell ishte dikush që i bënte njerëzit të mendonin dhe të diskutonin. Ne qëllimisht u përpoqëm ta bëjmë një film që të mund të komunikojë me një audiencë sa më të gjerë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se problemi më i madh ishte se disa njerëz e kritikuan filmin vetëm nga traileri, pa e parë atë. “Shumë njerëz morën qëndrim duke parë vetëm trailerin. Secila palë pretendonte se Orwell ishte në anën e saj dhe thoshte se filmi nuk ishte i duhuri”, ka thënë ai. Serkis beson se edhe George Orwell do ta kishte vlerësuar këtë version të ri.

“Ne punuam ngushtë me trashëgimtarët e Orwellit dhe besoj se ai do ta miratonte këtë përshtatje, sepse historia ende lidhet me publikun dhe i bën njerëzit të kuptojnë se si mund të mashtrohen”, ka thënë ai.

Edhe Showbiz 2 o. më parë Rita Ora: Bashkëpunimi me Brandyn ishte ëndërr e bërë realitet Teksa vazhdon punën në universin e “The Lord of the Rings”, Serkis mbetet një nga figurat kryesore në kinemanë moderne, sidomos në përdorimin e teknologjisë së njohur si “motion capture”. “Animal Farm” do të lansohet nëpër kinematë e britanike e irlandeze, më 24 korrik.

Burimi: Koha