Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të

0%

Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut. Zemaj e Dushi nuk kanë treguar numrin e nënshkrimeve të mbledhura, por kanë thënë se janë sipas normave statutare dhe se presin zhvillimet konform statutit të LDK-së.

Tash e disa ditë është diskutuar thirrja e Kuvendit të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku do të dal në votim para delegatëve të LDK-së. Ai para disa muajsh i kishte mbijetuar një mocioni të organizuar nga vetë ai, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Burimi: Bota Sot