65 persona dyshohet se janë helmuar në qytetin e Hanit të Elezi. Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Kimete Kuka Hasallari, tha se nga ora e datës , kanë filluar të paraqiten rastet e para të dyshuara nga helmimi. Ajo theksoi se më së shumti raste kanë filluar të paraqiten nga ora dhe kanë vazhduar deri në orën të mëngjesit të datës . “Trajtim aktualisht po marrin 65 persona.
Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim. Personat e helmuar janë duke marrë trajtimin në QKMF. Vetëm tre raste janë referuar për në QKUK por fatmirësisht janë liruar po atë natë. Dhe tani trajtimin tutje janë duke e marrë në QKMF”- ka thënë Kuka Hasallari për KALLXO.com.
Drejtoresha e Shëndetësisë ka sqaruar se në total janë mbi 90 persona me simptoma sikur të helmimit të cilët po trajtohen në QKMF-në e Hanit të Elezit por që janë me virozë. Ajo po ashtu ka bërë të ditur se janë në pritje të raporteve finale nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe inspektorati.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, tha se sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data deri më , janë trajtuar dhjetëra persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes.
Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin. “Këto janë informacionet e pranuara nga QKMF në Han të Elezit.
Ndërkohë, ju njoftojmë se në policinë rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”- ka thënë Veseli për KALLXO.com.
