Tentuan të grabisnin me dhunë një 70-vjeçar në Borsh duke i hyrë në

0%

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më , kur tre autorët dyshohet se hynë në banesën e të moshuarit, e mbajtën me dhunë dhe e kanosën me një imitues arme zjarri, konkretisht një pistoletë çakmak, me qëllim vjedhjen e një shume parash.

Pas kallëzimit të bërë nga 70-vjeçari, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë zhvilluan veprime intensive hetimore, duke bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve. NJOFTIMI I POLICISE Himarë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Shuma”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hynë në banesën e një të moshuari, e mbajtën me dhunë dhe e kanosën me një imitues arme zjarri (pistoletë çakmak), me qëllim vjedhjen e një shume parash. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 3 autorët e dyshuar. Njëri prej të arrestuarve ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për krime në fushën e narkotikëve.

Autorët kishin mbajtur në vëzhgim banesën e 70-vjeçarit për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të kryer krimin. Sekuestrohet automjeti tip “Mercedes-Benz”.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një 70-vjeçari, se më datë , në fshatin Borsh, 3 shtetas kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri, me qëllim vjedhjen e një shume parash, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin policor të koduar “Shuma”.

Në kuadër të operacionit u identifikuan, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit: E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë; K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë; A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve.

Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot