Flamurtari i Kategorisë së Parë do të jetë shumë ndryshe nga ai që nuk mundi të qëndronte më shumë se një sezon në Abissnet Superiore. Klubi kuqezi, pasi ia besoi stolin trajnerit Oltijon Kërnaja, po plotëson grupin e lojtarëve për të synuar rikthimin në elitë. Thierno Barry është përforcimi i fundit i skuadrës bregdetare në merkaton e verës.
Klubi kuqezi ka njoftuar sot afrimin e këtij lojtari, që luan në pozicionin e sulmuesit të djathtë dhe është pjesë e kombëtares së Guinesë. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar që ka luajtur në Spanjë, Bullgari e Qipro. Më parë me Flamurtarin janë bashkuar shkodranët Mehdi Çoba dhe Eslit Sala, si dhe Jakup Berisha. Po ashtu, kanë qëndruar disa nga lojtarët e sezonit të shkuar.
Postimi i klubit vlonjat për afrimin e fundit Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, sulmuesin e krahut të Kombëtares së Guinesë, Thierno Barry, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri. Datëlindja: Kombësia: Guinea Gjatësia: 1.73 m Pozicioni: Sulmues krahu Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Thierno!
