Me maskë në fytyrë dhe mjet të mprehtë në dorë | 25-vjeçari turk

0%

Një incident serioz ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku një shtetas turk dyshohet se ka kanosur dy persona me një mjet të mprehtë brenda një lokali, raporton Sinjali. Rasti është raportuar rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është I.

C, 25-vjeçar, shtetas i Turqisë, i cili është hasur nga Policia në lokacion së bashku me ankuesin dhe një dëshmitar. Sipas deklaratave të dhëna para Policisë, 25-vjeçari dyshohet se kishte vendosur maskë në fytyrë dhe kishte hyrë në lokalin “Mobi Shop Qendra”. Aty, pas një mosmarrëveshjeje, situata dyshohet se ka eskaluar.

Ankuesi dhe dëshmitari kanë deklaruar se I.C mbante një mjet të mprehtë në dorë, të cilin ua kishte drejtuar duke i kanosur. Siç mëson Sinjali, policia nuk ka arritur ta intervistojë menjëherë të dyshuarin për shkak të mungesës së përkthyesit të gjuhës turke. Atij i është siguruar avokat mbrojtës dhe i është mundësuar njoftimi i familjarëve lidhur me ndalimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është konsultuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për veprën penale “Kanosja”. 25-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com