Me thikë me vete, arrestohet 22-vjeçari në Kuçovë

0%

Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Strukturën Operacionale të DVP Berat, arrestoi në flagrancë 22-vjeçarin Alvaro Saraçi, banues në Lushnjë, pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë të ftohtë. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po qarkullonte, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë.

Burime bëjnë me dije se i riu ka deklaruar para uniformave blu se thika i ishte dhuruar dhe se e kishte “harruar” në çantë. Ndaj 22-vjeçarit nisi procedimi për veprën penale “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot