Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për median se përpos dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. Ndër të tjera, ai tha se me të marrë informacionin, policia ka dalë në vendngjarje, së bashku me ekipin e zjarrfikësve. Të cilët kanë bërë shuarjen e zjarrit.
Burimi:
Bota Sot
