Epoka e Marc Andre Ter Stegen-it te Barcelona ka përfunduar. 34-vjeçari gjerman i cili në muajt e fundit ishte i huazuar te Girona, është rikthyer te skuadra katalanase, por do të huazohet përsëri. Gazetari Fabrizio Romano raporton se Barcelona ka arritur marrëveshje me gjigantin holandez, Ajax, për huazimin e Ter Stegen. Ai do të jetë pjesë vendimtare e projektit të ri të klubit.
Gardiani gjerman do të udhëtojë menjëherë për në Amsterdam, me Ajax-in që do të mbulojë një pjesë të vogël të pagës së tij plus bonuset që lidhen me performancën..
