Nga: Augustin Palokaj Shpërndaje në: Se Serbia e Millosheviqit ka kryer pastrim etnik në Kosovë e kanë dëshmuar disa aktvendime të gjykatës së Hagës po ashtu. Millosheviqi për dhjetë vjet i kishte duart e lira për pastrim etnik. E bëri, por më vonë situata ndryshoi dhe të ndjekurit u kthyen.
Deklaratat e tilla duhet të shërbejnë për reflektime edhe të serbëve të cilët duhet të mendojnë se sa dhimbje ato deklarata shkaktojnë te familjet e viktimave shqiptare e jo vetëm të dënojnë deklaratat e tilla sepse i bëjnë dëm interesave të Serbisë dhe keqësojnë pozitën e serbëve.
Deklarata shumë e sinqertë e ministres serbe për pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës duhet të shërbejë si rikujtim i asaj që vërtet ka ndodhur. Serbia e Millosheviqit vërtet ka bërë pastrim etnik. I ka vrarë në mënyrë sistematike shqiptarët, i ka detyruar të largohen drejt Shqipërisë, ua ka djegur dokumentet për t’ua zhdukur identitetin.
I ka varrosur në varreza masive, i ka zhvarrosur dhe i ka dërguar eshtrat në Serbi për të fshehur gjurmët e krimit. Të gjitha këto janë të dokumentuara mirë edhe nga drejtësia ndërkombëtare. Pra, ajo që ministrja Paunoviq thotë se do ta kishte bërë, në të vërtetë është bërë. Por ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i Kosovës bënë që shumica të kthehej dhe Kosova sot të jetë e lirë.
Nga deklarata të tilla nuk duhet të kenë pasoja serbët e Kosovës. Por deklarata të tilla duhet të shërbejnë edhe për reflektim te serbët, të cilët duhet të mendojnë se sa dhimbje u shkaktojnë ato familjeve të viktimave shqiptare, e jo vetëm t’i dënojnë sepse i bëjnë dëm interesave të Serbisë dhe e keqësojnë pozitën e serbëve.
Në gjykimet e Tribunalit të Hagës kundër liderëve politikë, ushtarakë dhe policorë të Serbisë është përshkruar në detaje se si pastrimi etnik është kryer në mënyrë sistematike. Janë dhënë edhe shembuj tipikë: “Në orët e hershme të mëngjesit, VJ (Ushtria e Jugosllavisë) dhe forcat e MUP-it do t’i afroheshin fshatit, qytezës apo ndonjë lokaliteti tjetër.
VJ, duke përdorur tanke, autoblinda dhe armatim tjetër të rëndë, do të godiste hapësirën e banuar, duke nxitur popullatën shqiptare të Kosovës të largohej nga shtëpitë e tyre. Forcat serbe, në të shumtën e rasteve policia, pastaj do të hynin në këto zona në këmbë, në mënyrë tipike do t’u vinin zjarrin shtëpive dhe do të plaçkisnin gjësendet.
Në disa raste, pas zhvillimeve të tilla, forcat e VJ-së dhe MUP-it do ta urdhëronin të gjithë popullatën të largohej, nganjëherë duke i keqtrajtuar fizikisht personat dhe duke ua vjedhur gjërat me vlerë.
Në shumë lokalitete të tilla, pas granatimeve fillestare nga VJ-ja, forcat serbe, në disa raste të identifikuara në mënyrë specifike si MUP, pastaj do t’u afroheshin zonave të banuara dhe, në mënyrë tipike, do t’i ndanin meshkujt nga gratë dhe fëmijët, do t’i urdhëronin gratë dhe fëmijët të niseshin drejt Shqipërisë dhe do t’i vrisnin burrat, zakonisht duke i ndarë në grupe më të vogla dhe duke e dërguar secilin grup në një lokacion të izoluar.” Edhe Kolumne 4 o. më parë Berlin 2028: Nga Kongresi në Marrëveshje Shembuj të tillë ka me qindra dhe janë mijëra faqe dokumentesh e dëshmish për këtë.
Është mirë që një deklaratë e tillë i ka zgjuar edhe zyrtarët në BE, të cilët kanë besuar se Serbia sot është demokratike, e orientuar drejt BE-së dhe e gatshme të respektojë vlerat evropiane. Pjesë e aparatit shtetëror të Millosheviqit, i cili kreu pastrim etnik në Kosovë, ishin edhe presidenti i sotëm, Aleksandar Vuçiq, dhe zëvendëskryeministri Ivica Daçiq.
Ky i fundit madje i doli në mbrojtje ministres Paunoviq, e cila e tha të vërtetën. Mbetet të shihet se si do të sillet BE-ja pas një deklarate të tillë. Sepse thirrja e BE-së që Qeveria e Serbisë të distancohet nga deklarata të tilla nuk është respektuar.
Edhe kur reagojnë në Serbi, flasin për dëmin që deklarata të tilla i bëjnë Serbisë, për “hipokrizinë”, sepse nuk flitet për pastrimin etnik të serbëve, dhe nuk i përmendin fare viktimat shqiptare. Kjo deklaratë, në mënyrë të hidhur, ka dëshmuar se sa larg është pajtimi dhe bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë.
Sepse për shqiptarët e Kosovës, një deklaratë e tillë nuk ka mundur të ketë efekt tjetër, përveç kthimit të pamjeve të grave, fëmijëve dhe pleqve që, në kolona, nëpër male, ecnin drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Dhe të kujtojnë qershorin e vitit 1999, kur u kthyen në vendin e tyre për të nisur rindërtimin e shtëpive të djegura dhe të plaçkitura nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.
Edhe Kolumne 2 d. më parë Shqipëria e ka rrugën e gjatë, e Kosova të mbyllur drejt BE-së Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh “e trishtuar” për deklarata të tilla. Ministri nga Irlanda ndërhyri duke rikujtuar pajtimin në Irlandën e Veriut, i cili i dha fund dhunës mes katolikëve dhe protestantëve.
Ai rikujtoi gjithashtu se, sa herë shkojnë në Strasburg, kujtojnë pajtimin mes Gjermanisë dhe Francës. Dhe, vërtet, duhet të ndiqen shembujt evropianë të pajtimit.
E ai shembull është se pajtimi mund të ndërtohet mbi të vërtetën, mbi pranimin e fakteve dhe dënimin e dhunës, e jo mbi relativizimin, glorifikimin dhe justifikimin e pastrimit etnik, siç bën ministrja e Qeverisë së sotme të Serbisë.
