Emiljano Mihana prezantohet te Vora

0%

Emiljano Mihana është zyrtarisht pjesë e Vorës. Futbollisti 18-vjeçar u largua vetëm pak ditë më parë nga Tirana dhe sot ka bërë prezantimin te skuadra e re, duke u spostuar vetëm pak kilometra më larg, ku shpreson të ketë mundësinë për të luajtur në vazhdimësi.

Gjatë kësaj periudhe Vora ka bërë disa lëvizje në merkato, duke afruar lojtarë si Gjyla, Shiba, Kovaçi, Frroku, Trajkov, Halili, Klemente e Halabaku. Aktualisht skuadra ndodhet në Bansko të Bullgarisë, ku po zhvillon fazën përgatitore. Postimi i Vorës Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Emiljano Mihana është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Sulmuesi i krahut të majtë, 18-vjeçar, i lindur në Tiranë, vjen nga KF Tirana, ku u zhvillua si një prej talenteve premtuese të futbollit shqiptar. Emiljano ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Kombëtares së Shqipërisë, duke veshur fanellën kuqezi me ekipet U-15, U-16, U-17 dhe U-19, çka dëshmon potencialin dhe cilësitë e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me shpejtësinë, cilësinë teknike dhe ambicien për t’u rritur, besojmë se Emiljano do të jetë një vlerë e rëndësishme për ekipin tonë. Mirë se erdhe, Emiljano!

Burimi: Bota Sot