Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

0%

Kryeprokurori i shtetit, Zejnulla Gashi ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj. Kryeprokurori i ri i shtetit, Gashi tha se do të ketë kryeprokuror i të gjithëve dhe do të punojnë në forcimin e ligjit. “Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë.

Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai. Ndryshe, Gashi një ditë më parë është dekretuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Ai u propozua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, duke siguruar pesë nga gjashtë votat e anëtarëve të Këshillit.

Ai pason në këtë detyrë Blerim Isufajn.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi