Ish-futbollisti anglez, David Beckham, së bashku me bashkëshorten e tij Victoria Beckham dhe fëmijët e tyre, ishin të pranishëm në stadiumin në Arlington për të ndjekur gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës. David u paraqit i veshur me kostum elegant, derisa Victoria zgjodhi një stil më të thjeshtë.
Në tribunë ishin edhe vajza e tyre Harper dhe djali Cruz, i shoqëruar nga e dashura e tij Jackie Apostel. David dhe Victoria Harper tërhoqi vëmendjen pasi kishte veshur një xhaketë me ngjyrat e kombëtares së Spanjës. Beckham ka ndjekur me interes të madh këtë edicion të Kupës së Botës, veçanërisht ndeshjet që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë turneut ai ka komentuar dhe analizuar disa prej përballjeve, ndërsa ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për kombëtaren e Anglisë. David dhe Victoria Victoria ka qenë gjithashtu e pranishme në disa ndeshje të Botërorit.
Përveç familjes Beckham, në tribunat e stadiumit u panë edhe shumë personalitete të njohura, mes tyre aktori Javier Bardem, DJ Steve Aoki, legjenda e atletikës Usain Bolt dhe prezantuesi i UFC-së Bruce Buffer.
David dhe Victoria Sa i përket ndeshjes, Spanja krijoi epërsi ndaj Francës me golin e Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë në minutën e 22-të, ndonëse Pedro Porro dyfishoi rezultatin në minutën e 58-të, duke e afruar “La Rojan” drejt finales së Botërorit. Fëmijët e David
