Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur 17 nga 20 tankerët e flotës hije të Rusisë në Detin e Azovit gjatë natës mes 14 dhe 15 korrikut. Kjo është bërë e ditur nga komandanti i ushtrisë ukrainase Rober “Magyar Brovdi”, transmeton Telegrafi. Madje publikuan pamjet e sulmit mbi tankerët rusë që u goditën nga fluturaket pa pilot.
Von der Leyen mbërrin në Kiev për të diskutuar dronët dhe anëtarësimin në BE me Zelensky Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit synojnë tankerët rusë në Detin Azov që shërbejnë si logjistikë për trupat ruse në fushëbetejë në Ukrainë.
Madje së fundmi cak i vazhdueshëm i sulmuesve me dronë ishin rafineritë ruse thellë brenda territorit rus që u goditën dhe detyruan autoritetet të ndalin prodhimin. USF Operation “MoLoCHKa” in action: 116:0 in nine days. We will stand. Moscow will fall. Crimea will be fed back up and rebuilt.
Follow the Unmanned Systems Forces’ results live: Online dashboard “PIDRAKHUIKA” MAGYAR 🇺🇦 pic.twitter.com/EOnI8bzfUa — 414 Magyar’s Birds (@414magyarbirds) July 14, 2026
