Mosmarrëveshja mes të miturve që çoi në vrasje në Zllakuqan të

0%

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 24 vite burg, Skender Krasniqin i akuzuar për vrasjen e F.Z. në fshatin Zllakuqan të Lipjanit në gusht të 2024-tës.

Skender Krasniqi po akuzohet se më në fshatin Zllakuqan të Komunës së Lipjanit, për shkak të një mosmarrveshjeje paraprake që kishte ndodhur në të njëjtën ditë në mes djalit të mitur të të pandehurit dhe djalit të Blerim Zanit, ky i fundit nip i të tani të ndjerit, ka privuar nga jeta me thikë F.Z.. Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të mërkurën më nga gjyqtari Gent Beka.

Sipas aktgjykimit, Gjykata të akuzuarit Skender Krasniqi për veprën penale “Vrasje”, e ri-kualifikuar nga “Vrasje e rëndë”, i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 22 vite, ndërsa për armëmbajtje pa leje i shqiptoi dënim me burg prej 2 vite e 6 muaj, kështu duke i shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 24 vite burgim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Skender Krasniqi u obligua që të paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 200 euro, si dhe shumën prej 50 euro për fondin e viktimave të krimit. Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasuroro-juridike u udhëzuan në kontest civil, ndërsa palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Prezent në shpallje të aktgjykimit nuk ishte i akuzuari Skender Krasniqi. Kjo çështje penale në shkallë të parë është gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Gent Beka- kryetar dhe me anëtarë, Sulltane Hoti dhe Gazmend Bahtiri. Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më i pandehuri Skender Krasniqi nuk e kishte pranuar fajësinë.

Dosja e Prokurorisë Në Aktakuzë, më , të ngritur ndaj të pandehurit Skender Krasniqit thuhet se më , rreth orës , në fshatin Zllakuqan të Komunës së Lipjanit, për shkak të mosmarrëveshjes paraprake që kishte ndodhur në të njëjtën ditë në mes djalit të të pandehurit Skender Krasniqit, të miturit T.K., me të miturin A.Z., djalin e Blerim Zanit, ky i fundit nip i tani të ndjerit F.Z., në lidhje me komunikimet e tyre në rrjetin social Tik Tok, ku i mituri T.K., përmes mjetit mprehtë (thikë) i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të miturit A.Z.

Në Aktakuzë thuhet se derisa tani i ndjeri F.Z. ishte kthyer për drekë nga puna nga fshati Ribar i Komunës së Lipjanit, posa kupton se çfarë kishte ndodhur në mes të miturve, niset pas tani dëshmitarit Ilir Zani, në drejtim të shtëpisë së të pandehurit Skender Krasniqi për të kuptuar qartë se çfarë kishte ndodhur, ku dëshmitari Ilir Zani hynë në oborr në afërsi të shtëpisë së të pandehurit, takohet dhe bëjnë bisedë me tani dëshmitaren Naxhije Krasniqi, e cila kërkon që dëshmitari Ilir Zani të largohet se nuk e dinin se çka kishte ndodhur dhe se çështja do të sqarohej; ndërkohë nga shtëpia del i pandehuri Skender Krasniqi duke zbritur në drejtim të portës së oborrit ku ndodheshin i ndjeri F.Z., dhe dëshmitarët, Ilir Zani dhe Naxhije Krasniqi; gjithashtu ndërkohë nga shtëpia e tij kishte dalë dhe ishte afruar edhe dëshmitari Beqir Krasniqi.

Sipas Aktakuzës, të njëjtit pasi përfundojnë së biseduari, i ndjeri F.Z. dhe dëshmitari Ilir Zani, pasi nisen nga porta e oborrit të shtëpisë së të pandehurit Skender Krasniqi për në rrugën e fshatit, për një moment vërejnë të miturin T.K., i cili del nga pjesa e sipërme e oborrit dhe arrin afër pjesës së oborrit mbi pjesën e murit dhe kollonat e betonit, e ku dëshmitari Ilir Zani dhe i ndjeri F.Z., të mllefosur nisen në drejtim të të miturit dhe hynë në oborr të të pandehurit dhe mes tyre fillon fjalosje e përcjellë me fyerje e bërtitma, e ku i mituri T.K. në dorë mban një thikë nga i cili kërkohet nga dëshmitarët dhe tani i ndjeri për ta lëshuar thikën, në një moment kur mes palëve me ndërhyrjen e dëshmitarëve Naxhije dhe Beqir Krasniqi, palët fillojnë të ndahen, ku fillimisht dëshmitari llir Zani niset të largohet në drejtim të rrugës, e pas tij dhe tani i ndjeri F.Z., i pandehuri Skender Krasniqi merr thikën nga i mituri T.K. dhe me dashje për ta privuar nga jeta tani të ndjerin F.Z., në mënyrë tinëzare nga mbrapa me përdorimin e thikës (të cilën i pandehuri më pas e fsheh) e godet dy herë radhazi të ndjerin F.Z., për pasojë i shkakton lëndime vdekjeprurëse.

Më tej në Aktakuzë thuhet se i ndjeri F.Z., rreth orës dërgohet pa shenja jete në QMF në fshatin Magurë të Lipjanit, ku konsatohet vdekja e tij. Me këtë i akuzuari Skender Krasniqi po akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”. Tutje, i pandehuri Skender Krasniqi në Dispozitivin e Dytë të kësaj Aktakuze po akuzohet edhe për “armëmbajtje pa leje”.

Burimi: Kallxo