Tentoi të vriste katër persona brenda një lokali në Deçan, ngrihet

0%

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet I.Z., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , brenda një lokali në komunën e Deçanit.

“I pandehuri, i motivuar nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, dyshohet se me përdorimin e një arme zjarri ka tentuar t’i privojë nga jeta katër persona”, thuhet në aktakuzë. Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur. “Tre të dëmtuar kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit, prej të cilëve dy kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa njëri lëndime të lehta trupore.

Personi i katërt ka arritur t’i shmanget sulmit pa u lënduar”, njofton Prokuroria. Sipas aktakuzës, I.Z. dyshohet se armën me të cilën është kryer sulmi e mbante pa autorizim ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Armët. “Pas arrestimit të tij, gjatë kontrollit dhe bastisjes janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municion”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

Burimi: Telegrafi