Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të martën se SHBA-ja do të lidhë shumë marrëveshje me Irakun dhe se do të marrë sasi të mëdha nafte nga ky vend. Trump i bëri këto komente para gazetarëve, para një takimi me kryeministrin irakian, Ali al-Zaidi, duke theksuar potencialin ekonomik të Irakut për shkak të rezervave të tij të naftës.
“Iraku ka potencial të jashtëzakonshëm për shkak të naftës së vet… dhe ne do të bëjmë shumë marrëveshje. Do të krijojmë shumë vende pune për të dyja vendet dhe do të marrim shumë naftë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, pa dhënë hollësi të tjera, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Trump shtoi se kompanitë amerikane aktualisht janë të përfshira në nxjerrjen e naftës nga Iraku.
“Shumë naftë po del [jashtë Irakut] dhe këtë po e bëjnë kompanitë amerikane – kryesisht kompanitë amerikane tani”, shtoi ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!