Hargreaves: Siguria evropiane është në zemër të miqësisë

0%

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Hargreaves ka bërë të ditur se ka zhvilluar diskutime me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, dhe Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku fokusi kryesor ka qenë siguria si një nga shtyllat kryesore të partneritetit mes Londrës dhe Prishtinës. “Siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Ne rikonfirmuam përkushtimin tonë për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të FSK-së, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, si dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar Hargreaves.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ambasadori britanik ka shtuar se bashkëpunimi në sektorin e sigurisë po kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për takimin ka njoftuar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka bërë të ditur se gjatë diskutimeve është folur për situatën e sigurisë në rajon, rëndësinë e koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Në takim u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, si dhe për të vazhduar koordinimin e ngushtë për sfidat e përbashkëta të sigurisë”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com