Zana Spahiu është vlerësuar me më së shumti pikë nga anëtarët e bordit të RTK-së gjatë intervistimit të kandidatëve për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të mediumit publik. Procesi i intervistimit të gjashtë kandidatëve është zhvilluar më . KALLXO.com ka monitoruar këtë proces.
Kandidatët e intervistuar ishin: Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Zana Spahiu, Nexhmedin Spahiu, Hysen Hundozi dhe Arbër Geci. Secili kandidat ka pasur në dispozicion 35 minuta për të prezantuar strategjinë për RTK-në dhe për t’iu përgjigjur gjashtë pyetjeve nga anëtarët e bordit. Bordi u ka bërë secilit kandidatë pyetjet e njëjta, pa bërë nënpyetje apo pyetje shtesë.
Para fillimit të procesit të intervistimit, të gjithë të pranishmëve, duke përfshirë anëtarët e bordit dhe monitoruesve, u është kërkuar të mos përdorin mjete elektronike. Pas intervistimit të secilit kandidat, anëtarët e bordit kanë poentuar kandidatin në formularin për poentim pa biseduar me njëri-tjetrin apo diskutuar numrin e pikëve.
Pas intervistimit të të gjithë kandidatëve, anëtarët e bordit kanë bërë publike për monitoruesit vlerësimet e tyre për kandidatët.
Kryetari i bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, ka thënë se bërja e ditur e poentimit në fund të procesit të intervistimit dhe jo pas secilit kandidat është bërë në mënyrë që të pamundësohet krahasimi i poentimit mes kandidatëve dhe të sigurohet garë ‘fer’ dhe mundësi e barabartë për të gjithë. Bordi do të votojë për drejtor të RTK-së në mbledhjen e radhës.
Sipas rregullores së RTK-së për rregullimin e procedurave të konkursit kandidati me numrin më të madh të pikëve do t’i nënshtrohet votimit. Në bazë të Ligjit për RTK-në, drejtori i përgjithshëm emërohet me 2/3 e votave të anëtarëve të bordit.
Procesi i votimit për drejtorin e përgjithshëm realizohet me ngritje dore nga anëtarët e bordit të RTK-së, të cilët janë të pranishëm fizikisht në mbledhje apo/dhe të cilët janë pjesëmarrës në mbledhje nga distanca (votimi online). Në rast se kandidati i parë në listë nuk i merr 2/3 të votave nga anëtarët e bordit të RTK-së, atëherë kandidati i dytë në listë do t’i nënshtrohet votimit.
Poentimi i kandidatëve 100 ka qenë numri i pikëve maksimale që një kandidat ka mundur të marrë në procesin e intervistimit për drejtor të RTK-së: 40 pikë kanë qenë për strategjinë e prezantuar dhe 60 pikë të tjera për gjashtë pyetjet e bëra nga anëtarët e bordit. Pas çdo interviste të kandidatëve, anëtarët e bordit të RTK-së kanë poentuar kandidatin në formularët e tyre.
Në fund të procesit, nëntë anëtarët e bordit kanë bërë të ditur pikët e tyre për secilin kandidat. Lorik Arifaj ka marrë gjithsej 67.6 pikë pas mbledhjes së të gjitha votave dhe pjesëtimit me numrin e anëtarëve të bordit (9), Antigona Baxhaku 61.1 pikë, Hysen Hundozi 65.7 pikë, Arbër Geci 82.7 pikë, Nexhmedin Spahiu 61.1 pikë dhe Zana Spahiu 90.7 pikë.
Kandidati Lorik Arifaj nga kryetari i bordit Dardan Beqiri ka marrë gjithsej 71 pikë (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë, 9 pikë për pyetjen e dytë, 8 pikë për pyetjen e tretë, 5 pikë për pyetjen e katërt, 5 pikë për pyetjen e pestë dhe 6 pikë për pyetjen e gjashtë).
Nga nënkryetarja e bordit, Xheraldina Cërnobregu, kandidati Arifaj ka marrë 61 pikë (30 pikë për prezantimin e strategjisë për RTK-në, 7 pikë për pyetjen e parë, 6 pikë për pyetjen e dytë, 7 pikë për pyetjen e tretë, 3 pikë për pyetjen e katërt, 5 pikë për pyetjen e pestë dhe 3 pikë për pyetjen e gjashtë).
Nga anëtari Radojica Mrdjinac kandidati Arifaj ka marrë gjithsej 90 pikë (40 pikë për prezantimin e strategjisë, nga 10 pikë për tri pyetjet e para, 5 pikë për pyetjen e katërt, 8 pikë për pyetjen e pestë dhe 7 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari i bordit të RTK-së, Ilir Bytyqi, ka poentuar me 80 pikë kandidatin Lorik Arifaj (40 pikë për prezantimin e strategjisë, 5 pikë për pyetjen e parë, 10 pikë për pyetjen e dytë, 5 pikë për pyetjen e tretë, 5 pikë për pyetjen e katërt, 10 pikë për pyetjen e pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtarja e bordit, Valmire Thaçi, ka poentuar me 38 pikë kandidatin Lorik Arifaj (15 pikë për prezantimin e strategjisë, nga pesë pikë për tri pyetjet para, 0 pikë për pyetjen e katërt, 3 pikë për pyetjen e pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari i bordit Flokart Aliu ka poentuar me 47 pikë, Lorik Arifajn (23 pikë për prezantimin e strategjisë, 5 pikë për pyetjen e parë, 7 pikë për pyetjen e dytë, nga dy pikë për pyetjen 3 dhe 4, 3 pikë për pyetjen e pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari tjetër i bordit Gëzim Brahaj ka poentuar me 86 pikë kandidatin Lorik Arifaj (36 pikë për prezantimin e strategjisë për RTK-në, 8 pikë për pyetjen e parë, 8 pikë për pyetjen e dytë, 9 pikë për pyetjen e tretë, 7 pikë për pyetje e katërt, 8 për pyetjen e pestë dhe 10 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari i bordit, Ilirjan Himaj ka poentuar me gjithsej 66 pikë kandidatin Lorik Arifaj (32 për prezantimin e strategjisë, 6 pikë për pyetjen e parë, 7 pikë për pyetjen e dytë 8 pikë për pyetjen e tretë, 3 pikë për pyetjen e katërt, 7 pikë për pyetjen e pestë dhe tre pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari i bordit Fatmir Podrimja ka poentuar me 70 pikë kandidatin Lorik Arifaj (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 6 pikë për pyetjen e parë, 9 pikë për pyetjen e dytë, 6 pikë për pyetjen e tretë, 9 pikë për pyetjen e katërt dhe nga 5 pikë për pyetjen e pestë dhe gjashtë).
Në fund anëtarët e bordit kanë mbledhur pikët e të gjithëve dhe atë e kanë pjesëtuar me numrin e anëtarëve të bordit e që të pranishëm ishin 9. Antigona Baxhaku qe kandidatja e dytë e intervistuar nga anëtarët e bordit.
Baxhaku nga kryetari i bordit, Dardan Beqiri ka marrë gjithsej 77 pikë (34 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë, 7 pikë për pyetjen e dytë, 10 pikë për pyetjen e tretë, 4 pikë për pyetjen e katërt, 4 pikë për pyetjen e pestë dhe 10 pikë për pyetjen e gjashtë).
Nga nënkryetarja e bordit Xherladina Cërnobregu, kandidatja Baxhaku ka marrë 59 pikë në total (30 pikë për prezantimin e strategjisë, pesë pikë për pyetjen e parë dhe dytë, nga 4 pikë për pyetjen e tretë dhe katërt, 3 pikë për pyetjen e pestë dhe 8 pikë për pyetjen e gjashtë).
Nga anëtari Radojica Mrdjinaq kandidatja Baxhaku ka marrë gjithsej 73 pikë (30 pikë për strategjinë e prezantuar, 10 pikë për pyetjen e parë, 8 pikë për pyetjen e dytë, nga pesë pikë për pyetjen e tretë, katërt dhe pestë, dhe 10 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari Ilir Bytyqi e ka poentuar me 37 pikë kandidaten Antigona Baxhaku (10 pikë për prezantimin e strategjisë, 5 pikë për tri pyetjet e para, 2 pikë për pyetjen e katërt, 5 pikë për pyetjen e pestë dhe gjashtë).
Anëtarja e bordit, Valmire Thaçi i ka dhënë gjithsej 67 pikë kandidates Antigona Baxhaku (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 10 pikë për pyetjen e parë, 8 pikë për pyetjen e dytë, nga pesë pikë për pyetjen e tretë dhe katërt, 2 pikë për pyetjen e pestë dhe 7 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari i bordit, Flokart Aliu e ka poentuar me 46 pikë në total kandidaten Antigona Baxhaku (26 pikë për prezantimin e strategjisë, 4 pikë për pyetjen e parë, nga tre pikë për pyetjen e dytë dhe tretë, nga 2 pikë për pyetjen e katërt dhe pestë dhe 6 pikë për pyetjen e gjashtë.
Gëzim Brahaj e ka poentuar me 52 pikë në total kandidaten Antigona Baxhaku (25 pikë për prezantimin strategjisë, 5 pikë për pyetjen e parë, 7 pikë për pyetjen e dytë, nga tre pikë për pyetjen e 3 dhe 4, 4 pikë për pyetjen e pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Ilirjan Himaj e ka poentuar me 63 pikë gjithsej kandidaten Antigona Baxhaku (30 pikë për prezantimin e strategjisë për RTK-në, 7 pikë për pyetjen e parë, 5 pikë për pyetjen e dytë dhe tretë, 2 pikë për pyetjen e katërt, 6 pikë për pyetjen e pestë, 8 pikë për pyetjen e gjashtë).
Fatmir Podrimaj i ka dhënë 76 pikë kandidates Antigona Baxhaku (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 4 pikë për pyetjen e parë, nga tetë pikë për pyetjet 2-3-4-5 dhe 10 pikë për pyetjen e gjashtë).
Hysen Hundozi ka marrë gjithsej 65 pikë nga kryetari i bordit të RTK-së, Dardan Beqiri (32 pikë për prezantimin e strategjisë, 10 pikë për pyetjen e parë, 7 pikë për pyetjen e dytë, 4 pikë për pyetjen e tretë, 3 pikë për pyetjen e katërt, 4 pikë për pyetjen e pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Nënkryetarja e bordit të RTK-së, Xherladina Cërnobregu kandidatit Hysen Hundozi i ka dhënë në total 48 pikë (22 pikë për prezantimin e strategjisë, 6 pikë për pyetjen e parë, 5 pikë për pyetjen e dytë, 2 pikë për pyetjen e tretë, 4 pikë për pyetjen katërt, 5 pikë për pyetjen e pestë dhe 4 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari Radojica Mrdjinaq, kandidatin Hysen Hudonzi e ka poentuar me gjithsej 92 pikë (40 pikë për strategjinë, nga 10 pikë për dy pyetjet e para, 5 pikë për pyetjen e tretë, 8 pikë për pyetjen e katërt, 10 pikë për pyetjen e pestë dhe 9 pikë për pyetjen e gjashtë).
Ilir Bytyqi e ka poentuar me 60 pikë kandidatin Hysen Hudozi (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 10 pikë për pyetjen e parë, dhe nga pesë pikë për 5 pyetjet e tjera).
Valmire Thaçi i ka dhënë gjithsej 59 pikë kandidatit Hysen Hundozi (25 pikë për prezantimin e strategjisë, nga 10 pikë për dy pyetjet e para, 5 pikë për pyetjen e tretë, nga dy pikë për pyetjen e katërt dhe pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Flokart Aliu e ka poentuar në total me 49 pikë kandidatin Hundozi (24 pikë për prezantimin e strategjisë, 5 pikë për pyetjen e parë, 6 pikë për pyetjen e dytë, 2 pikë për pyetjen e tretë, 4 pikë për pyetjen e katërt, 3 pikë për pyetjen e pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Me 82 pikë e ka poentuar anëtari i bordit Gëzim Brahaj kandidatin Hundozi (35 pikë për prezantimin e strategjisë, 10 pikë për pyetjen e parë, 5 pikë për pyetjen e dytë, 7 pikë për pyetjen e tretë, nga 10 pikë për pyetjen e katërt dhe pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari i bordit Ilirjan Himaj e ka poentuar në total me 75 pikë kandidatin Hundozi (33 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë, 9 pikë për pyetjen e dytë, 6 pikë për pyetjen e tretë, 4 pikë për pyetjen e katërt, 8 pikë për pyetjen e pestë dhe 7 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari i bordit Fatmir Podrimaj e ka poentuar me 62 pikë në total kandidatin Hysen Hundozi (30 pikë për prezantimin e strategjisë, nga 6 pikë për pyetjet 1,2,3 dhe 5, 0 pikë e ka poentuar për pyetjen e katërt dhe 8 pikë për pyetjen e gjashtë). Arbër Geci i cili sipas rezultateve ka dalur i dyti me 82.7 pikë.
Nga kryetari i bordit, Dardan Beqiri, kandidati Geci ka marrë gjithsej 77 pikë (36 pikë për prezantimin e strategjisë, 7 pikë për pyetjen e parë dhe të dytë, 6 pikë për pyetjen e tretë dhe katërt, 5 pikë për pyetjen e pestë dhe 10 pikë për pyetjen e gjashtë).
Nënkryetarja e bordit të RTK-së, Xherladina Cërnobregu kandidatin Geci e ka poentuar me 70 pikë në total (32 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë, 7 pikë për pyetjen e dytë, pesë pikë për pyetjen e tretë, 4 pikë për pyetjen e katërt dhe nga 7 pikë për pyetjet e pestë dhe gjashtë).
Anëtari Radojica Mrdjinaq i ka dhënë gjithsej 94 pikë kandidati Arbër Geci (40 pikë për prezantimin e strategjisë, nga 10 pikë për pyetjen e parë dhe dytë, nga tetë pikë për pyetjet e tretë, katërt dhe pestë dhe 10 pikë për pyetjen e gjashtë). Anëtari i bordit Ilir Bytyqi i ka dhënë maksimumin e pikëve kandidatit Arbër Geci, 100 pikë.
Valmire Thaçi e ka poentuar me 94 pikë kandidatin e Arbër Geci (40 pikë për prezantimin e strategjisë, nga 10 pikë për pyetjen e parë, dytë dhe të gjashtë, nga 8 pikë për pyetjen e tretë, katërt dhe pestë).
Anëtari i bordit, Gëzim Brahaj e ka poentuar me 91 pikë kandidatin Arbër Geci (35 pikë për strategjinë, nga 10 pikë për tri pyetjet e para dhe pyetjen e gjashtë, nga tetë pikë për pyetjen e katërt dhe të pestë).
Ilirjan Himaj e ka poentuar me 76 pikë kandidatin Geci (34 pikë për strategjinë, 8 pikë për pyetjen e parë, 7 pikë për pyetjen e dytë, 6 pikë për pyetjen e tretë, 4 pikë për pyetjen e katër, 7 pikë për pyetjen e pestë dhe 10 pikë për pyetjen e gjashtë).
Fatmir Podrimaj i ka dhënë 86 pikë kandidatit Arbër Geci (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë dhe tretë dhe nga 10 pikë për pyetjet tjera).
Nexhmedin Spahiu nga kryetari i bordit, Dardan Beqiri ka pranuar 68 pikë në total (24 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë, 6 pikë për pyetjen e dytë, 10 pikë për pyetjen e tretë, 9 pikë për pyetjen e katërt, 5 pikë për pyetjen e pestë dhe 6 pikë për pyetjen e gjashtë).
Nënkryetarja e bordit të RTK-së, Xherladina Cërnobregu e ka poentuar me 40 pikë kandidatin Nexhmedin Spahiu (16 pikë për prezantimin e strategjisë, 6 pikë për pyetjen e parë, 3 pikë për pyetjen e dytë, 2 pikë për pyetjen e tretë, 5 pikë për pyetjen e katërt dhe nga 4 pikë për pyetjen e pestë dhe gjashtë).
Anëtari Radojica Mrdjinaq i ka dhënë gjithsej 83 pikë kandidatit Nexhmedin Spahiu (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë, 9 pikë për pyetjen e dytë, nga 8 pikë për pyetjen e tretë dhe katërt dhe nga 10 pikë për pyetjen e pestë dhe gjashtë).
Ilir Bytyqi e ka poentuar në total me 70 pikë kandidatin Spahiu (15 pikë për prezantimin e strategjisë, 5 pikë për pyetjen e dytë dhe nga 10 pikë për pyetjet e tjera). Valmire Thaçi e ka poentuar me 57 pikë kandidatin Nexhmedin Spahiu (15 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë, 5 pikë për pyetjen e dytë dhe të gjashtë, nga 8 pikë për pyetjet e tjera).
Flokart Aliu e ka poentuar me gjithsej 43 pikë kandidatin Nexhmedin Spahiu (21 pikë për prezantimin e strategjisë, 6 pikë për pyetjen e parë, nga dy pikë për pyetjen e tretë dhe katërt, 4 pikë për pyetjen e katërt, 5 pikë për pyetjen e pestë dhe 3 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari i bordit, Gëzim Brahaj e ka poentuar me 79 pikë kandidatin Nexhmedin Spahiu (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e parë, 10 pikë për pyetjen e dytë, 8 pikë për pyetjen e tretë, 10 pikë për pyetjen e katërt, 7 pikë për pyetjen e pestë dhe 6 pikë për pyetjen e gjashtë).
Ilirjan Himaj i ka dhënë 60 pikë kandidatit Nexhmedin Spahiu (24 pikë për prezantimin e strategjisë, 7 pikë për pyetjen e parë, 6 pikë për pyetjen e dytë dhe të tretë, 8 pikë për pyetjen e katërt, 7 pikë për pyetjen e pestë dhe 2 pikë për pyetjen e gjashtë).
Fatmir Podrimaj e ka poentuar me 50 pikë kandidatin Nexhmedin Spahiu (20 pikë për prezantimin e strategjisë, 6 pikë për pyetjet 1-2-3 dhe nga 4 pikë për pyetjet 4-5-6). Zana Spahiu është kandidatja më e poentuar në procesin e intervistave për drejtor të RTK-së.
Spahiu nga kryetari i bordit të RTK-së, Dardan Beqiri ka marrë gjithsej 89 pikë (38 pikë për prezantimin e strategjisë, 10 pikë për pyetjen e parë, 8 pikë për pyetjen 2 dhe 3, 10 pikë për pyetjet e katërt, 8 pikë për pyetjen e pestë dhe 7 pikë për pyetjen e gjashtë).
Nënkryetarja e bordit të RTK-së, Xherladina Cërnobregu e ka poentuar me 77 pikë kandidaten Zana Spahiu (33 pikë për prezantimin e strategjisë, 9 pikë për pyetjen e parë, 7 pikë për pyetjen e dytë, 8 pikë për pyetjen e tretë, 7 pikë për pyetjen e katërt, 8 pikë për pyetjen e pestë dhe 5 pikë për pyetjen e gjashtë).
Anëtari Radojica Mrdjinaq i ka dhënë gjithsej 98 pikë kandidates Zana Spahiu (40 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e tretë dhe nga 10 pikë për pyetjet tjera). Ilir Bytyqi ka poentuar me 85 pikë kandidaten Zana Spahiu (30 pikë për prezantimin e strategjisë, 5 pikë për pyetjen e gjashtë dhe nga 10 pikë për pyetjet e tjera).
Valmire Thaçi i ka dhënë 98 pikë kandidates Zana Spahiu (40 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e dytë dhe nga 10 pikë për pyetjet e tjera). Flokart Aliu ka poentuar me 76 pikë kandidaten Zana Spahiu (29 pikë për prezantimin e strategjisë, 6 pikë për pyetjen e gjashtë, 9 pikë për pyetjen e katërt dhe nga 8 pikë për pyetjet e tjera).
Gëzim Brahaj ka poentuar me maksimumin e pikëve, 100, kandidaten Zana Spahiu. 96 pikë kandidatja Zana Spahiu i mori ka Ilirjan Himaj (40 pikë për prezantimin e strategjisë, 8 pikë për pyetjen e dytë dhe nga 10 pikë për pyetjet tjera).
Fatmir Podrimaj e ka poentuar me 98 pikë kandidaten Zana Spahiu (40 pikë për prezantimin e strategjisë, 9 pikë për pyetjet 1 dhe 2, 10 pikë për pyetjet e tjera). Shqyrtimi i aplikacioneve Në mbledhjen e Bordit të RTK-së më kishte nisur shqyrtimi dhe hapja e aplikacioneve për drejtor gjeneral të transmetuesit publik.
Në këtë mbledhje anëtarët e bordit kanë shqyrtuar dokumentacionin të cilët kandidatët e kanë dorëzuar sipas konkursit të shpallur. Kandidatëve të cilët u kanë munguar disa nga dokumentet siç janë, kopja e letërnjoftimit, noterizimi i diplomës apo CV-ja, iu është dhënë mundësia e kompletimit të dokumentacionit deri më .
Në atë mbledhje gjatë leximit të vërtetimit të përvojës menaxheriale nga anëtari i bordit Flokart Aliu është thënë se Spahiu “sipas këtij vërtetimi kandidatja ka qenë zyrtare ligjore për 7 vite, zyrtare e lartë ligjore për 5 vite, udhëheqëse e zyrës ligjore për 4 vite të tjera, U.D. drejtoreshë e RTK-së për 22 ditë dhe tani U.D.”.
Sipas konkursit për drejtor gjeneral të RTK-së, kandidati duhet të ketë 5 vite përvojë menaxheriale. Anëtari i bordit të RTK-së në mbledhjen e , Radojica Mrdijinac, tha se “pozita “zyrtare e lartë” është vetëm zyrtare por jo udhëheqëse. A është i lartë apo i ulët ai është zyrtar”.
Por më pas bordi tha njëzëri se Spahiu plotëson kriteret dhe kalon me sukses fazën e shqyrtimit të aplikacioneve. KALLXO.com përmes qasjes në dokumente publike ka kërkuar zyrtarisht CV-në apo vërtetimin e përvojës menaxheriale të Zana Spahiut.
Bordi i RTK-së në mbledhjen e miratoi shpalljen e konkursit për drejtor të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës me mandat të plotë, 3 vjeçar.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë: formulari për aplikim, CV-ja, dëshmitë e kualifikimit universitar, një kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide, dëshmitë e përvojës së punës profesionale prej tetë viteve, prej të cilave pesë vite përvojë të menaxhimit të mediave apo fushave të tjera relevante, dy letra referuese profesionale, certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime dhe certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit.
Pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së që nga korriku i vitit 2024 është mbajtur me ushtrues detyre. Shkumbin Ahmetxhekaj më ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit, e më pas përmes një konkursi, me ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së.
Dy vite më pas, përkatësisht në majin e vitit 2024, Ahmetxhekaj kishte paraqitur dorëheqjen e tij të cilën e kishte quajtur si dorëheqje pas presionit politik. Në korrikun e vitit 2024 ushtruese detyre e drejtoreshës së RTK-së u emërua Zana Spahiu, e cila pas një muaji dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Pas Spahiut, ushtrues detyre i drejtorit të RTK-së u emërua Hysen Hundozi, i cili e mbajti këtë pozitë deri në maj të 2026-tës kur bordi i RTK-së u funksionalizua me anëtarët e rinj.
Më KALLXO.com kishte raportuar se si bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, i cili ishte jofunksional, ia kishte vazhduar mandatin ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Hysen Hundozit, mandati i të cilit kishte përfunduar në maj të 2025-tës. Hundozi ishte emëruar u.d. drejtor i përgjithshëm i RTK-së në tetor të 2024-tës nga bordi i RTK-së me mandat gjashtë muaj.
Në maj të 2026-tës bordi emëroi për herë të dytë ushtruese të detyrës së drejtoreshës së RTK-së Zana Spahiun.
