Fenerbahçe ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anglez Mason Greenwood nga Olympique de Marseille. Klubi turk ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje si me klubin francez, ashtu edhe me vetë lojtarin, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me gjigantin nga Stambolli.
Sipas njoftimit të Fenerbahçes, vlera totale e transferimit arrin në 39 milionë euro, shumë e cila do t’i paguhet Marseille në tri këste të barabarta gjatë tri viteve. Gjithashtu, klubi turk do të mbulojë edhe tarifën e kontributit të solidaritetit, në përputhje me rregulloret e FIFA-s.
“Ne e mirëpresim Mason Greenwood në familjen tonë dhe i urojmë shumë suksese, trofe dhe kampionate me fanellën e Fenerbahçes”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit. Sulmuesi 24-vjeçar vjen në Stamboll si një prej përforcimeve më të bujshme të verës, ndërsa Fenerbahçe shpreson që ai të jetë një nga liderët e skuadrës në sezonet e ardhshme.
