Spanja me epërsi ndaj Francës pas pjesës së parë

0%

Shpërndaje në: Spanja e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Francës. Ndeshja Francë – Spanjë po luhet në Dallas. Spanja e shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 22-të. I saktë nga penalltia, të cilën e siguroi Lamine Yamal, ishte Mikel Oyarzabal. Yamal u pengua në zonë nga Lucas Digne.

Edhe Botërori 2026 37 min. më parë Spanja në epërsi ndaj Francës Portieri i Francës, Mike Maignan kuptoi anën, por nuk arriti ta pres gjuajtjen e Oyarzabalit. Ishte goli i pestë i sulmuesit spanjoll në Kupën e Botës 2026. Franca u detyruar të bëjë zëvendësim në minutën e 30-të. Për shkak të lëndimit, William Saliba, u largua nga fusha, ndërsa në vend të tij hyri, Maxence Lacroix.

Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Maroku startoi me dhjetë lojtarë të lindur jashtë vendit Spanja në minutën e 38-të pati një tjetër rast të mirë për gol. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Fabian Ruiz gjuajti, ndërsa gjuajtja e tij u bllokua nga një mbrojtës i Francës. Më herët në minutën e 36-të, gjuajtja e Bradley Barcolas përfundoi mbi portën e spanjollëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha